Këshilli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në polici ish kreun e bashkisë së Finiqit, dhe dy ish zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie pasi janë konstatuar shkelje dhe parregullsi gjatë auditimit.
Të kallëzuar janë dhe ish përgjegjësi i sektorit të prokurimeve dhe sektorit juridik dhe sipas KLSH dëmi i shkaktuar është 77 milionë lekë.
“Zyrtarët e kallëzuar penalisht kanë shkaktuar dëm ekonomik 77 milionë lekë. Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi”, thuhet në njoftimin e KLSH-së.
