Janar i 2019-ës, shënon plot 28 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, partia që solli lirinë e shpresës dhe të besimit pas viteve të errëta të komunizmit. Por ajo që bie në sy në këto ditë të fundit të muajit, është fakti se ndërsa pjesa më e madhe e qyteteve kryesore e kanë përkujtuar këtë datë dhe krijimin e degëve lokale, në Shkodër duket se është harruar.
Asnjë drejtues i lartë i degës vendore dhe deputetet nuk janë kujtuar qoftë për një urim simbolik, e jo më për t’u bashkuar e për të trokitur qoftë edhe simbolikisht gotat, duke lënë për pak çaste mërite e brendshme. Përkujtimi i datës së themelimit të partisë shërben më së shumti edhe si një moment ku anëtarësia të mblidhet e të japë një mesazh bashkimi, aq më shumë kur ketë vit jemi në proçes zgjedhor dhe pak muaj na ndajnë nga dita e zgjedhjeve vendore.
Siç duket “lufta” e brendshme dhe meritë që kanë demokratët mes tyre, nuk u ka lënë shumë kohë që të mendojnë për festën apo përvjetorin e partisë, por si të ndërtojnë skema për të rënë në sytë e kryetarit Basha. Kryebashkiakja Ademi në njërin krah, deputetët në krahun tjetër dhe ndonjë kandidat aspirant në tjetrin krah. Të gjithë për pak vëmendje që ka për ta më shumë vlerë përkujtimi i një date të rëndësishme siç është themelimi i degës, rikujtimi dhe njohja e çdo kontribuuesi në këto 28 vite të rrugëtimit politik, shpesh shumë i vështirë e me sfida të rënda.
