Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Demokratët të përçarë për mandatin e Xhaçkës. Berisha mbledh 28 firma, Alibeaj vetëm 14 firma

12:23 / November 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bersha Alibeaj 704x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe në “lufën” kundër qeverisë, PD-ja vijon që të jetë e përçarë. Grupimi Berisha dhe ai i Alibeajt kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese dy padi të ndryshme, edhe pse thelbi është i njëjtë. Deputetët e PD-së kundërshtojnë vendimin e Kuvendit që refuzoi heqjen e mandatit parlamentar të ministres së Europës dhe Punëve të Jashtme, deputetes Olta Xhaçka. Të dyja paditë kërkojnë gjithashtu konstatimin e papajtueshmërisë me Kushtetutën të mandatit te deputetes socialiste.

“Zonja Xhaçka nuk mund të jetë njëkohësisht edhe ministre e Jashtme edhe investitore strategjike. Nuk mund të jetë edhe deputete edhe pronare e plazhit publik. Ky është një akt shumë i rëndë. E megjithatë, jo surprizë për ne. Sepse në këto 10 vjet, kjo maxhorancë dhe kjo qeveri vetëm këtë kanë bërë. Kanë shfrytëzuar pushtetin për të vjedhur dhe për t’u pasuruar në mënyrë të paligjshme dhe më pas kanë përdorur kartonët e Parlamentit si mburojë për korrupsionin e tyre”, tha deputeti Agron Shehaj, nga grupi i Berishës, ku tregoi edhe se këtë kërkesë e kanë firmosur 28 deputetë.

Kurse nga grupimi Alibeaj padia ishte firmosur nga 14 deputetë të PD dhe në emër të tyre foli deputeti Gazment Bardhi. “Është rasti unik në botë ku ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, deputetja Xhaçka gëzon njëkohësisht dhe statusin e partnerit strategjik për një investim në Himarë me vlerë 5.5 mln euro. KJo bie ndesh me nenin 7 të Kushtetutës që i ndalon deputetët që të përfitojnë fonde publike apo të përfitojnë pronë publike”.

Firmat e grupit Berisha

Agron Shehaj
Oerd Bylykbashi
Edmond Spaho
Elda Hoti
Xhelal Mziu
Belind Këlliçi
Albana Vokshi
Edi Paloka
Luçiano Boçi
Sali Berisha
Luan Baçi
Lindita Metaliaj
Isuf Cela
Kasem Mahmutaj
Gerta Bardeli
Flamur Noka
Bledjon Nallbati
Ina Zhupa
Tritan Shehu
Ervin Salianji
Kreshnik Çollaku
Petrit Vasili
Erisa Xhixho
Dashamir Shehi
Monika Kryemadhi
Emilja Koliqi
Ramadan Lika

Grupi i Alibeajt

Gazment Bardhi
Merita Bakiu
Lefter Geshtenja
Zheni Gjergji
Ferdinand Xhaferraj
Arbi Agalliu
Orjola Pampuri
Jorida Tabaku
Saimir Korreshi
Flamur Hoxha
Emilja Koliqi
Ilda Dhori
Dashnor Sula
Seladin Jakupllari

Olta Xhaçka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.