Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Demokratët votojnë për kreun e PD-së më 29 korrik. Godole: Një lidership i cili del nga analiza

09:24 / June 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1686121108 godole
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Jonila Godole ka folur pas mbledhjes që u zhvillua deri në mesnatë. Godole tha se duhej të kishin nisur me një analizë për të përcaktuar se përse është PD në këtë situatë dhe më pas të nisnin zgjedhjet në bazë dhe për kryetarin e ri.

“Unë kam prezantuar një propozim se si mund të shkojmë në zgjedhje dhe pika e parë më e rëndësishme ishte analiza. Në PD ka mbaruar analiza e zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve të 6 marsit kam thënë duhet të bëjmë një analizë në mënyrë që të nxjerrim mësime përse jemi këtu që të mos na ndodhë kjo gjë që ndodhi sot. Sot iu thash, kujdes kolegë ne duhet të bëjmë një analizë dhe të mos nxitojmë sot për të zgjedhur dhe filluar votimin për kryetar.

Nuk është puna te kryetari, e rëndësishme është që PD duhej të tregonte se është një parti ndryshe, është një parti e cila mëson nga gabimet e veta, analizon humbjen thellë, duke shkuar te baza por duke pyetur edhe simpatizantët e PD. Dje vetëm pasi ta kemi këtë mendim të bazës, ti analizojmë, të nxjerrim disa mësime, ca nuk shkon me PD që e kanë votuar vetëm 100 mijë veta. Unë e jam shumë e sigurt që ka edhe 700 mijë të tjerë që do të donin ta votonin PD, por me një lidership të ri. Çfarë do të thotë lidership i ri.

Një lidership i cili del nga analiza, nga votimet me një zgjedhje transparente. Unë propozova një analizë të thelluar dhe një nisje të procesit se si do bëhej kjo analizë me një grup pune ku do ishin të përfshirë, anëtarë të kryesisë, deputetë dhe ekspertë të pavarur të jashtëm që të ishim shumë objektiv, te sëmundja, kush është diagnoza, nga se vuan PD dhe pastaj të niste procesi i votimeve, strukturat dhe pastaj gara për kryetar”, tha Godole.

Kryesia e Partisë Demokratike doli në mesnatë me vendimin për hapjen e garës për kreun e ri të partisë. Pas 10 orësh debate e tension, me 17 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenime, Kryesia vendosi që gara për kreun e ri të demokratëve të mbahet më 29 korrik, në kushtet kur edhe Jorida Tabaku refuzoi drejtimin e partisë.

JONILA GODOLE
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.