Greta Bardeli, kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër, ia ka dalë që të hyjë në ambientet e Bibliotekës së Universitetit në Shkodër.
Bardeli ka prishur mbledhjen duke u ngritur në këmbë dhe kundërshtuar votimin për konstituimin e Këshillit të ri bashkiak.
“Na keni shtypur për 45 vite. Kjo nuk është demokraci!”-është shprehur Bardeli, e cila më pas është larguar nga mbledhja.
Ndërkohë, Shkodra tashmë është me një Këshill të ri Bashkiak. Briselda Kadia pas propozimit dhe mbështetjes së madhe që ksihte në PS është kryetarja e re e Këshillit. Ajo pas zgjedhjet ka thënë se do të bëjë oponencë dhe për ata që janë jashtë bashkisë, duke nënkuptuar opozitën.
“Duhet të falenderon Partinë Socialsite, të gjithë deputetët dhe ata që na kanë mbështetur. Ju të gjithë duhet të beni dhe oponencë për atë pjesë që ka mbetur jashtë. Unë u falendeorj të gjthëve dhe u garantoj që do të zbatojë rregulloren e këshillit dhe do të jem e paanshme”, u shpreh Kadia.
