Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dëmshpërblimi për të pafajshmit! 3 mijë lekë për çdo ditë burg

21:13 / June 18, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
800 450 Burgu Durresit sd
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

A dëmshpërblen shteti shqiptar sipas Kushtetutës çdo të burgosur që gjendet i pafajshëm nga drejtësia? Edhe gjyqtarët mendojnë se shuma prej 3 mijë lekësh për çdo ditë është e padrejtë dhe diskriminuese. Kjo është padia e gjyqtarit Bevis Shehaj, i cili kërkon nga Gjykata Kushtetuese shfuqizimin si antikushtetues të ligjit “Për kompensimin e burgimit të padrejtë” për llogaritjen e ulët të dëmshpërblimit për paraburgimin, burgimin dhe arrestin shtëpiak, me shumat 3 mijë lekë, 2 mijë lekë dhe 1 mijë lekë.

Shkak është bërë padia e kompensimit të padrejtë e Erjon Demajt, që gjatë një procesi penal të tejzgjatur, gjatë të cilit u mbajt në paraburgim tre vjet më shumë sesa dënimi me 8 muaj burg dhënë nga gjykata. Gjyqtari Shehaj i thotë Kushtetueses se kompensimi është joproporcional në raport me dëmin ekonomik dhe psikologjik që iu shkaktua të burgosurit, nëse mbahet parasysh edhe paga minimale e caktuar zyrtarisht prej 40 mijë lekësh në muaj.

Kjo padi e Bevis Shehajt, gjyqtar administrativ, vjen pak kohë pasi komuniteti i avokatëve ngriti shqetësimin për ndryshimin e kompensimit për të burgosurit. Dhe jo vetëm kur ata janë shpallur të pafajshëm, por edhe për rastet kur janë mbajtur më tepër në burg sesa dënimi i fajësisë. Gjyqtari administrativ i Lushnjës kërkon kontroll incidental të ligjit shqiptar duke iu referuar edhe Gjykatës së Strasburgut. Ndërsa argumenton edhe për rastet e qytetarëve që kanë pagesa mbi minimumin jetik dhe që, mbasi janë gjetur të pafajshëm, shuma e kompensuar është e papërfillshme në raport me pagën që kishin.

”Individët me paga më të larta se ato mesatare, p.sh. individët me paga 1 500 euro apo 2 000 euro në muaj, rrezikojnë jo vetëm të mos marrin dëmshpërblimin për dëmin jopasuror, por edhe dëmshpërblimi për dëmin pasuror të jetë sa gjysma e dëmit real të shkaktuar”,-shprehet gjyqtari. Procesi do të mbahet i pezulluar derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet me një vendim për vlerën e kompensimit të të burgosurve.

3 mijë lekë Burg Dëmshpërblimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Ndihmonte emigrantë nga vendet e treta që të kalonin kufirin, bie në pranga 27-vjeçari azerbajxhanas

10:39 / July 8, 2025

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, makina përplaset me kamionin

10:00 / July 8, 2025

Kolonjë/ Gjendet trupi i dekompozuar i një personi

16:16 / July 7, 2025

Policia Rrugore intensifikon kontrollet në kryeqytet, arrestohen 35 shoferë dhe bllokohen 42 automjete

15:16 / July 7, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.