Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Denaj nga Vlora: AKPA po aplikon tre skema nxitëse për rritjen e punësimit

15:54 / January 7, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Denaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj zhvilloi një takim me përfaqësuesit e bizneseve, në Drrejtorinë Rajonale të Punësimit dhe Aftësimit, ku u diskutua për përfitimet nga programet e nxitjes së punësimit dhe ndërmjetësimit.

Gjatë këtij takimi, ministrja u shpreh se, janë tre skema për  nxitjen e punësimit.

“Janë tre skema të nxitjes së punësimit, të cilat stimulojnë me gati 50%, marrëdhënien kontraktuale të punës mes individit dhe punëdhënësit. Skema e parë dhe skema e dytë, përfshin personat që do të kthehen në tregun e punës, pasi janë larguar nga situata e mbylljes ekonomike. Gjithashtu, kemi një skemë të tretë, ku personat që janë informalë për 12 muaj, u paguhet  dhe subvencionohet pjesa e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore, si punëdhënësit, por edhe punëmarrësit”, nënvizoi Denaj.

Këto tre skema nxitjeje menaxhohen nga zyrat e AKPA-s, e cila në mbështetje të punësimit, ka përfshirë gjithashtu edhe arsimin profesional, ku në qarkun e Vlorës janë dy shkolla; “Shkolla Tregtare” dhe “Pavarësia”.

Sipas ministres, janë tre elemente të rëndësishme që i vijnë në ndihmë biznesit të vogël.

“Janë tre elemente të rëndësishme që i vijnë në ndihmë biznesit të vogël: tatim fitim 0, rritja e pragut të TVSH-së dhe skemat e nxitjes së punësimit. Këto janë pjesë e rimëkëmbjes ekonomike, ku për biznesin e vogël dhe qytetin e Vlorës impakti do të jetë absolutisht i madh”, theksoi Denaj.

Info mbi Programet e Nxitjes së Punësimit

Programet  e nxitjes së punësimit  janë  hartuar si pjesë e paketave mbështetëse të qeverisë për rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale të shkaktuar nga pandemia. Qëllimi i tyre  është ri-integrimi i shpejtë në tregun e punës i punëkërkuesve, që kanë dalë të papunë si pasojë e COVID 19, duke shmangur mbështetjet e tyre përmes skemave pasive të mbështetjes, siç është pagesa e papunësisë apo ndihma ekonomike. Gjithashtu, nëpërmjet financimit të pagës dhe kontributeve të detyrueshme shoqërore, programet nxitin krijimin e vendeve të punës dhe mbështesin  kompanitë në procesin e rimëkëmbjes.

Programet e punësimit parashikojnë punësim në periudha 4, 8 ose 12-mujore, në përshtatje me profilin dhe nevojat e punëkërkuesit sipas vendit të lirë të punës. Ndërkohë punëdhënësit do ti ofrohet  subvencionim në varësi të periudhës së punësimit të stafit për:

Programi i punësimit 4 – mujor:

Financimin e pagës në shumën 100% të pagës minimale në shkallë vendi, të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi, për 2 (dy) muaj për të gjithë pjesëmarrësit në program, të kompensuara në muajin e parë, dhe të katërt të kontratës;

Kontributet e detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore (pjesë e kontributit të punëdhënësit), të llogaritura në bazë të pagës minimale në shkallë vendi, të ofruara gjatë të gjithë kohëzgjatjes së punësimit, të kompensuara çdo muaj.

Programi i punësimit 8 – mujor:

Financimin e pagës në shumën 100% të pagës minimale në shkallë vendi, të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi, për 4 (katër) muaj për të gjithë pjesëmarrësit në program, të kompensuara në muajin e parë, të dytë, të shtatë dhe të tetë të kontratës;

Kontributet e detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore (pjesë e kontributit të punëdhënësit), të llogaritura në bazë të pagës minimale në shkallë vendi, të ofruara gjatë të gjithë kohëzgjatjes së punësimit, të kompensuara çdo muaj.

Programi e punësimit 12 – mujor:

Subvencionim i kostove te financimit të sigurimeve të detyrueshme (kontribut i punëdhënësit dhe punëmarrësit) në masën 100 (njëqind) %, të llogaritura në bazë të pagës minimale në shkallë vendi, të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi, të ofruara gjatë të gjithë kohëzgjatjes së programit, të kompensuara çdo muaj.

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive është institucioni përgjegjës për regjistrimin e punëdhënësve të interesuar dhe ndjek procedurat për përfitimet nga këto programe të punësimit.

denaj Vlora
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Çfarë po ndodh me Aeroportin e Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

22:58 / April 13, 2026

Vlora, e preferuara e turistëve edhe në pranverë

12:45 / March 14, 2026

Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi

11:33 / February 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.