Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Denar Biba: Listat e hapura pamundësojnë koalicionet aktuale, vota e emigrantëve nuk realizohet në zgjedhjet e 2021

21:07 / July 22, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
biba denar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Miratimi i listave të hapura do të kërkojë patjetër ndryshime në kodin zgjedhor. Nënkryetar i KQZ aktuale Denar Biba në një intervistë për Ora Neës thotë se ndryshimet kushtetuese nuk pengon koalicionet por kurrësesi ato nuk mund të jenë në formulën aktuale dhe se do të duhet të garojnë në një listë të përbashkët.

Biba nënvizoi: “Nëse shkohet drejt listave të hapura nuk përputhen me koalicionet me mënyrën sesi funksionojnë sot. Nëse çdo parti do të vinte me listën e vet të hapur atëherë nuk do të kishim zgjedhje, fleta e votimit do të ishte kilometrike. Në zgjedhjet tona hyjnë rreth 60 parti me nga 140 deputetë, fleta e votimit do të ishte si një libër. Praktikisht do të ishte e pamundur.Nëse mazhoranca po shkon drejt listave të hapura, të ciat i japin qytetarëve mundësinë  që përveç forcës politike të zgjedhin edhe kandidatin e dëshiruar dhe kjo është kërkuar nga shoqëria civile,  patjetër nuk mund të kemi koalicione siç janë sot. Koalicionet nuk pengohen, mjafton që të dalë me një listë të veten. Do të ketë patjetër ndryshime në kodin zgjedhor që do të reflektojnë dhe listat e hapura.”

E ndërsa opozita po akuzon mazhorancën për ndryshime të njëanshme, në fund duket se do të vendosë forca e kartonit.

Denar Biba shtoi se: “E udhës është të ketë një gjithëpërfshirje për çështje të kësaj rëndësie por është vendimarrja e mazhorancës përsa kohë ka marrë votën. Nëse numrat janë me deputetë që janë aty të anatemuar apo jo mesa duket do të ndodhë dhe do të kemi lista të hapura.”

Vetë ai personalisht thotë se preferon sistemin mazhoritar.

Biba theksoi: “Për mua është sistemi më i thjeshtë dhe më i ndershëm.Natyrisht ka problematikat e veta, nuk ka sistem perfekt.”

Sa i takon identifikimit biometrik, Biba thotë se humbet shumë kohë por nënvizon se realizimi është i mundshëm nëse ecet me hapa të përshpejtuar.

Biba tha se: “Kjo kërkon dhe procedura prokurimi. Ligji shqiptar njeh edhe procedura të përshpejtuara dhe tani janë të pashmangshme me kohën që ikën. KQZ-së së ardhshëm do ti mbetet që në momentin e parë që të konstituohet të nisë procedurat emergjente. Mendoj se mund të realizohet. Nëse Komisioni konsituohet në tetor, procedurat nisin menjëherë, edhe buxheti i shtetit duhet të shprehë vullnetin për fondin, mund të realizohet.”

Mundësimin e votës së emigrantëve i është lënë detyrë KQZ-së për ta realizuar, por Biba thotë se është skeptik që kjo do të ndodhë në zgjedhjet e 2021.

Denar Biba hapura listat pamundesojne
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.