Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ishte sot në Tiranë ku zhvilloi një vizitë zyrtare dhe u takua me një sërë zyrtarësh në vendin tonë.
Gjatë kësaj vizite, ai u takua me ministren Olta Xhaçka me të cilën mbajtën dhe një konferencë për shtyp.
Ndërkohë që në përfundim të vizitës së tij në Shqipëri, ministri Dendias takoi edhe kryeministrin Rama në zyrën e tij.
Dendias ka shpërndarë një postim në “Twitter” ku ka treguar detaje nga ajo që u diskutua me kreun e qeverisë shqiptare. Në fokus të diskutimeve ka qenë pikërisht integrimi i Shqipërisë në BE. Ministri grek gjatë konferencës me ministren Xhaçka u shpreh se Greqi e mbështet rrugën e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.
“Duke përfunduar vizitën time në Tiranë , u takova me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Diskutimet u fokusuan në marrëdhëniet dypalëshe, perspektivën e BE dhe zhvillimet rajonale”, shkruan Dendias.
Concluding my visit to #Tirana, I met with #Albania PM @ediramaal. Discussions focused on bilateral relations, 🇦🇱’s #EU perspective & regional developments. pic.twitter.com/TX26mN0KiW
— Nikos Dendias (@NikosDendias) May 23, 2022
Çështje të tjera që ishin në fokus të vizitës së ministrit kanë të bëjnë me projektet e përbashkëta në fushën energjetike apo projekte infrastrukturore mes dy vendeve.