TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Laçi përmbys Gjilanin në Pogradec

19:58 / June 26, 2022

SHBA/ Ndalimi i abortit, gratë në grevë: S’ka s*ks as me bashkëshortët

19:45 / June 26, 2022

PS takim me shqiptarët në Britani, Gjiknuri: Të angazhuar për votën e emigrantëve

19:37 / June 26, 2022

Sulmi në Oslo, autoritetet: Një akt terrorist

19:30 / June 26, 2022

‘The Times’: Plani i fundit i Johnson për të rindërtuar Britaninë po ‘shkatërrohet’

19:20 / June 26, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Dendias vizitë në Tiranë: Çështja e ligjit të luftës zgjidhet shumë shpejt, Xhaçka: Ekziston vullneti dhe për pronat e çamëve

13:13 / May 23, 20225 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ndodhet në Tiranë në kuadër të një vizitë zyrtare, ku fillimisht ai është takuar me kreun e degës së Omonias në Himarë, Fredi Beleri.

Me anë të një postimi në “Twitter”, Dendias ka ndarë foto nga takimi duke theksuar se me Belerin kanë diskutuar sa i takon problematikave të minoritetit grek në Shqipëri.

“Në nisjen e vizitës time në Tiranë, u takova me Presidentin e degës së Omonias në Himarë, Fredi Beleri, i cili më informoi mbi çështjet dhe problematikat e minoritetit grek në Shqipëri”, shkruan ai.

Starting my visit to #Tirana, I met with President of Omonoia’s branch in Himara, Fredi-Beleri, who briefed me on issues of the 🇬🇷 National Minority in #Albania. pic.twitter.com/qnmC8IEtFR

— Nikos Dendias (@NikosDendias) May 23, 2022

Më tej ai është takuar me kryepeshkopin Anastas Janullatos.

“Gjatë vizitës sime në Tiranë pata një takim të përzemërt me kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos”, shprehet ai.

Κατά την επίσκεψή μου στα Τίρανα είχα εγκάρδια συνάντηση με τον Μακαριώτατο Αρχιεπίσκοπο Τιράνων, Δυρραχίου και πάσης Αλβανίας κ.Αναστάσιο – I held a cordial meeting in #Tirana with His Beatitude Archbishop Anastasios of Tirana, Durrës and All Albania. pic.twitter.com/s2wHYrBtSt

— Nikos Dendias (@NikosDendias) May 23, 2022

Më pas, Dendias u takua u takua dhe me ministren për Evropën dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, me të cilën kanë mbajtur dhe një konferencë për shtyp.

Dendias zbuloi se ka diskutuar me qeverinë shqiptare për çështjen e detit dhe ligjin e luftës dhe shtoi se ata kanë vullnetin e mirë për të zgjidhur këto çështje. Ministri grek, theksoi gjithashtu nevojat që kanë minoritetet e të dyja vendeve, në shtetet respektive, ndërsa shtoi se do të bëhet gjithçka për të zgjidhur këto problematika.

Lidhur me ligjin e luftës, kryediplomati grek u shpreh se kjo është diçka që palët duhet të shkëputen dhe për këtë duhet të nisin procedurat sa më shpejt. Ndërsa për pronat e çamëve në Greqi tha se kjo çështje nuk ekziston, por mund do të çojë në pasoja të shumëfishta.

“Marrëdhëniet tona janë zhvilluar shumë mirë, madje abrogimi i ligjit të luftës është diçka që duhet të shkëputemi, e të bashkëpunojmë që pikat historike për abrogimin e tij të përmbyllen sa më shpejt të jetë e mundur.

Ne duhet të diskutojmë për çështje praktike që kanë të bëjnë me palën greke dhe ne nuk mendojmë se gjërat janë fiks sic paramendohen. Kjo do na çojë në pasoja të niveleve të shumëfishta ku Greqia do të vendosë çështje të tjera që kanë të bëjnë itinerarin tuaj në Evropë.  Ne konsiderojmë se minoriteti grek në Shqipëri por edhe komuniteti shqiptar në Greqi përbën urë lidhëse mes vendeve, ndaj diskutuam për këto grupe dhe kuptoj mirë çështjen e pensioneve, me shumë njerëz që kanë kontribuar në ekonominë tonë.

Takova dhe anëtarë të minirotitetit grek të Himarës që më dhanë zërin për problematikat e tyre. Kisha nderin të takoj dhe kryepeshkopin e Tiranës dhe Durrësit dhe në marrëdhëniet tona është e rëndësishme se iu referuam tregtisë dypalëshe, ekonomisë dhe si të thellojmë marrëdhëniet tona. Kjo do të thotë se ne duhet të diskutojmë mbi çështje praktike.  Diskutuam për çështje me energjetikën, për luftën në Ukrainë që Shqipëria po e menaxhon me Këshillin e Sigurisë. Doja të përgëzoja Shqipërinë si vend anëtar që të integrohet në BE, ka adoptuar vendimet e BE dhe mendoj se mund të jetë shembull dhe për vendet e tjera që nuk ndjekin taktikën shqiptare që të jetë e harmonizuar me pozicionet e familjes europiane. Falenderojmë Shqipërinë për kandidaturën që ka dhënë për periudhën 25-26. Për prespektivën europiane të Shqipërisë, Greqia e mbështet tërësisht nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Dendias.

Gjjithashtu, ministri Dendias komentoi edhe çështjen e Detit, për të cilën tha se do të përshpejtojnë hapat për të depozituar dokumentet në gjykatën e Hagës.

“Kam gëzim që jam këtu sot dhe të njoftoj vendimin tonë për përcjelljen e çështjes të delimitimit të zonave detare, të ashpësirave detare dhe të shelfit kontinental në Hagë. Përmbushja e kësaj procedure ka rëndësi të vecantë dhe të dyja vendet dëshirojmë të zgjidhim diferencat tona në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe të detit. Përtej rëndësisë së vendeve tona, dërgon një mesazh të rëndësishëm për vendet e tjera se kjo është mënyra e duhur për të zgjidhur divergjencat dhe si do të përshpejtojmë hapat që të depozitojmë dokumentet në gjykatën e Hagës”, tha Dendias.

Ndërkohë, ministrja e Jashmte shqiptare, Olta Xhaçka u shpreh gjatë konferencës me homologun e saj grek se ekziston vullneti i mirë për zgjidhje të pranueshme reciprokisht edhe për abrogimin e Ligjit të Luftës apo çështjen e pronave të komunitetit çam.

‘Me vullnet të përbashkët ranë dakord që të punojmë bashkërisht për të zgjidhur problemet ndërmjet nesh. Pjesë e diskutimeve ishte dhe për adresimin e çështjeve që lidhet me sigurimet shoqërore, mbrojtjen sociale si dhe çështje që lehtësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve. E sigurova ministrin që Shqipëria do të ndjekë një politikë aktive drejt integrimit në BE. Tashmë tre vende të Ballkanin Perëndimor janë anëtare në NATO. Një çështje e rëndësishme që u diskutua është edhe integrimi europian i Shqipërisë. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë plotësuar kushtet. Shpresat mbeten për një vendim të presidencës franceze. E vlerësojmë Greqinë për mbështetjen në procesin e integrimit. Ekziston vullneti i mirë për zgjidhje të pranueshme reciprokisht edhe për abrogimin e Ligjit të Luftës apo çështjen e pronave të komunitetit çam ’- tha Xhaçka.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

PS takim me shqiptarët në Britani, Gjiknuri: Të angazhuar për votën e emigrantëve

19:37 / June 26, 2022

‘The Times’: Plani i fundit i Johnson për të rindërtuar Britaninë po ‘shkatërrohet’

19:20 / June 26, 2022

VIDEO/ Me celular në timon dhe të dehur, ndëshkohen qindra shoferë

18:44 / June 26, 2022

Greqi/ 5 shqiptarë dhunojnë për vdekje 42-vjeçarin

18:26 / June 26, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

‘The Times’: Plani i fundit i Johnson për të rindërtuar Britaninë po ‘shkatërrohet’

19:20 / June 26, 2022

VIDEO/ Me celular në timon dhe të dehur, ndëshkohen qindra shoferë

18:44 / June 26, 2022

Greqi/ 5 shqiptarë dhunojnë për vdekje 42-vjeçarin

18:26 / June 26, 2022

E rëndë në Elbasan, 16-vjeçarja i jep fund jetës

18:05 / June 26, 2022
Te fundit

Laçi përmbys Gjilanin në Pogradec

19:58 / June 26, 2022

SHBA/ Ndalimi i abortit, gratë në grevë: S’ka s*ks as me bashkëshortët

19:45 / June 26, 2022

PS takim me shqiptarët në Britani, Gjiknuri: Të angazhuar për votën e emigrantëve

19:37 / June 26, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.