Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Dënim skandaloz i Komisionit të Disiplinës/ Koka e zëvendëstrajnerit të Kombëtares vlen 100 mijë lekë (Video)

22:11 / April 30, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
koka tr
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka dhënë sot një vendim të turpshëm për ngjarjet në stadiumin e Laçit, duke treguar kësisoj se do të vazhdojë të tolerojë çfarëdo ngjarje të dhunshme që buron nga kurbinasit, siç ka ndodhru më parë edhe me çështjen e Nuabuezes. Në ndeshjen ndaj Partizanit, tifozët që në teori nuk duhej të ishin në tribunë, goditën me shishe në kokë trajnerin e portierëve të Partizanit e njëkohësisht të Kombëtares shqiptare të futbollit, Ilir Bozhiqi.

Një ngjarje e turpshme dhe sigurisht po aq e rëndë. Por jo për Komisionin e Disiplinës i cili me urdhër nga lart, në mënyrë skandaloze ka vendosur që për këtë situatë, Laçi të dënohet me vetëm 100 mijë lekë gjobë, duke i vënë kështu një çmim kokës të çdokujt që mund të rrezikojë në të njëjtën mënyrë në stadiumin e skuadrës kurbinase.

Një qëndrim i qartë që tregon se në këtë fund sezoni, FSHF mund të lejojë çfarëdolloj akti dhune në stadiume dhe një paralajmërim se në javët e ardhshme, mund të ketë bëma të tjera të ngjashme.

https://streamable.com/k2l36o

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 30.04.2021

  1. KF Tirana, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  2. KF Laçi, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e zyrtarit të klubit kundërshtar, në bazë të neneve 63/1/c, dhe 64/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  3. Akademia e Futbollit, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21, kundër KF Bylis, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  4. Shënkolli, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-13 – Grupi A, kundër KF Vllaznia, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  5. Lojtari i Vora U-17, Emiljano Brahimaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. FK Apolonia U-17, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  7. Lojtari i FK Dinamo, Nico Paterni, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Lojtari i Tibo 5×5, Ergi Laze, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
  9. Tibo, për shkak të ndërprerjes përfundimtare të ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Futbollit 5×5 kundër Royal, në bazë të neneve 30/1 dhe 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  10. Grade Up, për aktivizimin e lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Futbollit 5×5, kundër Primo, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  11. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Erando Karabeci. KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 36, datë 05.11.2020 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 62/1/a të KDS, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

denim koka leke skandaloz
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026

Zyrtare/ Chelsea zgjedh Xabi Alonson si trajner të ri, spanjolli firmos për katër vite

11:39 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.