Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dënohet banda që torturoi në mënyrë makabre shqiptarin në Britani

18:47 / October 27, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
brita
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëntë persona janë dënuar me burg në Britaninë e Madhe, pasi akuzohen si pjesëtarët e një bande kriminale, që ka rrëmbyer dhe torturuar një shqiptar.

Raportohet se banda, me bazë në Cardiff, përdorte tortura nga më të tmerrshmet, për të përfituar para nga viktimat, siç ishte rasti i shqiptarit Ledio Ibrahimi. Sipas mediave britanike, Ibrahimi ishte rrahur, lidhur, zhytur në ujë dhe i është mbajtur një armë në kokë pasi u rrëmbye në vitin 2020.

Më 11 dhjetor 2020, Ledio Ibrahimi mori një mesazh nga shoku i tij “Marcus”, një pseudonim që përdorej nga koka e bandës Fortune Lawson, i cili i sugjeroi të takoheshin. Lawson drejtonte një biznes online ushqimor dhe jetonte në zonën Grangetown të Cardiff dhe Ibrahimi e kishte njohur Lawson rreth tre vjet më parë pasi kishte blerë kanabis prej tij.

Dyshja u takuan rreth orës 17:00 atë pasdite dhe Lawson i sugjeroi të shkonin në njw bar për të pirë kanabis. Ky ishte kurth, dhe Lawson në fakt po e çonte viktimën e tij në një pritë ku e priste një bandë e armatosur që kishin udhëtuar nga Londra.

Sipas autoriteteve, Ibrahimi ishte përzgjedhur për rrëmbimin, sepse Lawson besonte se mund t’i zhvaste prej tij një shumë të madhe parash. Ai e çoi viktimën e tij në një banesë në qytet dhe e torturoi duke i zhytur kokën në ujë, duke e rrahur dhe kërcënuar herë me armë, herë me thika dhe me një “qen sulmues”. Banda i kërkonte viktimës 100,000 paund duke e kërcënuar se do ta mbanin peng derisa ai të paguante.

Ibrahimi u detyrua të telefononte një mik për të rregulluar dorëzimin e një shume fillestare prej 50,000 paund, por miku e denoncoi rastin në policinë e Uellsit të Jugut dhe e raportoi si një “situatë për jetë a vdekje”. Pa e ditur rrëmbyesit, negociatorët e pengjeve u vunë në punë për monitorimin e telefonatave për dhënien e këstit të parë prej 50.000 paund.

Viktima u dërgua në një fortesë tjetër në Hemel Hempstead, Hertfordshire, ku kalvari i tmerrshëm i kërcënimeve me armë vazhdoi përpara se ai të shpëtohej përfundimisht nga policia e armatosur, të cilët e gjetën atë të lidhur me kabllo në kyçet e dorës “duke u tundur dhe duke qarë nga tmerri që kishte përjetuar”.

Dëshmitë e ADN-së të marra nga gjaku i gjetur në banesën në Cardiff e shtynë policinë të identifikonte edhe një viktimë tjetër rrëmbimi, edhe ai shqiptar. U identifikua si Halim Vladi, i cili gjithashtu ishte mbajtur kundër vullnetit të tij dhe ishte dhunuar njësoj si bashkatdhetari i tij.

Davood Assadpour, 33 vjeç dhe Micaiah Marley, 30 vjeç, u burgosën me 15 vjet; 27 -vjeçarët Arnold Fumemeya dhe Alexis Mutesa me 13 vjet; Gideon Lawson, 24 vjeç, me 12 vjet burg; Ahmed Omar, 29 vjeç, me 9 vjet; Stephen Isaac, 66 vjeç, me 6 vjet; dhe Denis Delishaj, 34 vjeç, me 8 vjet burg.

Gjykata dëgjoi se Denis Delishaj me origjinë shqiptare, luajti një “rol të rëndësishëm” në shantazhimin e Ledio Ibrahimit, por ndërsa ai nuk ishte pjesë e rrëmbimit apo torturës, ai ishte “në anën tjetër të telefonit” dhe teksa ndodhte dhuna përkthente fjalët e viktimës kundrejt shpërblimit.

Arnold Fumemeya Denis Delishaj Gideon Lawson Hertfordshire
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump shkarkon Paolo Zampollin nga DASH, i dërguari special: Koha për një kapitull të ri

09:17 / October 16, 2026

E rëndë në SHBA/ 16-vjeçari futet në shkollë dhe hap zjarr, vret 3 fëmijë dhe një mësues, ekzekutohet nga një qytetar që po kalonte

09:12 / October 16, 2026

‘Mercenarë serbë po arrestojnë protestuesit’, Policia e Shtetit: Gënjeshtër, po nxisin konflikt nga ndjenjat nacionaliste

08:39 / October 16, 2026

Kryeministri Rama tjetër reagim për protestën/ Kjo flamë nuk është studentore, por e duarve të huaja që s’e duan Shqipërinë në BE

08:22 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.