Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dënohet me 4 vite burg ish-sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë

16:37 / November 13, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 11 13 163624
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-Sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro është dënuar me katër vite burg nga Gjykata e Posaçme.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi ulet në dy vite e tetë muaj.

Po ashtu, raportohet se për Duron u vendos edhe një dënim plotësues, i cili nuk e lejon atë të ushtrojë për 5 vite asnjë funksion publik.

Joana Duro, e cila kishte një vit që e mbante këtë post, u gjurmua nga SPAK pasi iu paguan 330 mijë lekë për favorizim në një tender ku garonin tetë kompani.

Shuma sipas versionit zyrtar të Prokurorisë së Posaçme, iu pagua sekretares së përgjithshme nga Laureta Shteto, me detyrë specialiste e nivelit të lartë të Agjencisë së Shërbimeve Publike të Integruara.

Pas arrestimit të tyre, SPAK arrestoi edhe administratorin dhe inxhinierin e firmës “Dricons” të cilët kishin paguar 330 mijë lek ryshfet me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

joana duro
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Bathore

09:15 / October 9, 2026

Arrestohet në Rinas ukrainasi i kërkuar për trafik droge, Ambasada e SHBA zbulon detajet

10:28 / October 8, 2026

SPAK “arkivoi” dosjen “Tropoja”, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut, ekzekutoi 7 antarë të familjes tonë

20:29 / October 7, 2026

SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn, zbardhet vrasja e Renis Dobrës

19:45 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.