Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Denoncimi / Zyrtari më detyroi të iki nga Shqipëria

12:55 / May 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
safe image 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arian Kuti dhe bashkëshortja e tij Suzana nuk e fituan dot statusin e refugjatëve në Francë. Çifti, i cili ka dy fëmijë, duhet të kthehet në Shqipëri.  Por premtimet për punësim janë e vetmja shpresë që ka çifti për të qëndruar në Francë.

Kuti, infermier me profesion, u largua nga Shqipëria bashkë me gruan, pasi sipas tij ishte kërcënuar. “Unë ndihmova një kushëri, të cilit i binte në qafë që një zyrtar i Partisë Socialiste. Jeta ime ishte në rrezik”, tha shqiptari, raporton ouest-france.fr. 

Kështu bashkë me Suzanën, ai bëri gati valixhet dhe në vitin 2016 niset drejt Francës. Pse Franca?

“Sepse në Shqipëri, Franca ka imazhin e një vendi pritës, demokratik, i cili respekton të drejtat e njeriut, Kjo është arsyeja pse unë dua të jetoj këtu”, tha Kuti.

Për fat të keq, edhe pse ata ndoqën procedurat të ndryshme nuk arritën të fitonin statusin e refugjatëve. Për dy vjet, përpjekjet e çiftit nuk ishin marrë në konsideratë.

Çifti i bashkëshortëve kishte ndjekur kurse për të mësuar gjuhën edhe pse nuk kishin shkuar në fillim nuk dinin të flisnin. Ata tani e flasin saktë gjuhën frënge. Por çiftit lumturinë ua shtoi edhe ardhja në jetë e dy fëmijëve, njëri i moshës 2-vjeçare dhe tjetri i porsalindur.

Por, disa javë më parë, familja Kuti mësoi se ai nuk mund të qëndronte më në Francë.

Ariani kishte bërë kërkesë për lejë qëndrimi sepse Suzana do sillte në jetë fëmijën. Infermierja shkonte tri herë në javë për të parë shëndetin e nënës së re në qendrën e ndalimit të Saint-Jacques-de-la-Lande.

Familjet franceze do mobilizohen sot në mënyrë që çifti të lejohet të qëndrojë në Francë dhe të fitojë të drejtën për të punuar. Familja shqiptare aktualisht ka gjetur strehim në Rennais. Më 19 Maj, një takim për familjen shqiptare do mbahet  nga autoritetet e rrethit Paul-Bert.

“Çështja është t’i bëjmë pjesëmarrësit të kuptojnë se këta mund të qëndrojnë në Francë”, thotë një vullnetar nga komuniteti mbështetës.

Albus Deux pohoi se do të jetë e gatshme të nënshkruajë një kontratë pune më kohë të plotë për Arian Kutin. Një tjetër shoqatë do të propozojë të njëjtën zgjedhje për Suzanën.

“Për fat të mirë kemi gjetur miq këtu. Kemi shumë njerëz që na ndihmojnë, përndryshe nuk do ishim këtu. Jeta është e bukur, shpresoj që fati do të na buzëqeshë”, tha më tej Kuti./abcnews.al

Arian Kuti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet faza e parë e Paqes Fiskale, 62 aplikime dhe 19 marrëveshje të përfunduara

17:58 / July 12, 2026

Aksident i frikshëm pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset

17:22 / July 12, 2026

OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në 2050

15:40 / July 12, 2026

U pretendua se ishte Mojtaba, zbulohet identiteti i burrit me maskë në funeralin e Ali Khameneit

15:19 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.