– Një grua e moshuar, 65-vjeç, do hetohet pasi ka thyer ligjin e karantinës, në Mirafori,Itali.
65-vjeçarja është denoncuar nga fqinjët e saj të cilët e panë duke lëvizur nëpër lagje, ndërkohë që duhet të qëndronte në karantinë pasi rezultonte pozitive me koronavirus.
Në shtetin italian gjoba e karantinës së shkelur është 400 euro, por pasi ka rezultuar përsëri pozitiv do të hetohet nga policia.
“Ata janë thjesht spiunë. Unë jam pozitive, por jam asimptomatike unë mund të dal nga shtëpia për të hedhur mbeturinat”- është shprehur gruaja 65 vjeçare, për policinë e komisariatit të Mirafiorit.
