Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Denoncon deputeti i PD-së: Kardiokirurgjia në QSUT prej një muaji e bllokuar! Mungojnë oksigjenatorët

21:20 / January 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kardiok
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu në një shënim në rrjetet sociale thotë se kardiokirurgjia në QSUT prej një muaji është e bllokuar. Sipas Shehut, ardhjet me hove të materialeve thelbësore apo edhe të medikamenteve kanë goditur këtë herë kardiokirurgjinë në QSUT.

Shehu thekson se prej disa javësh ky aktivitet shumë i rëndësishëm mjekësor është bllokuar prej faktit se mundojnë oksigjenatorët, një material ky i domosdoshëm për shumicën e operacioneve në zemër e enët kryesore te gjakut.

“Ardhjet me “hope” te materialeve thelbësore e jetësore mjekësore, apo dhe te medikamenteve, kane goditur ketë here edhe kardiokirurgjinë ne QSUT.

Prej javësh ai aktivitet shume i rëndësishëm mjekësor është bllokuar prej faktit se mungojnë oksigjeneratoret, nje material ky i domosdoshëm për shumicën e operacioneve ne zemër e enët kryesore te gjakut. Dhe ajo sasi shume e vogël oksigjenatoresh e ruajtur nga shërbimi nuk siguron dot as nevojat e plota te urgjencës mjekësore, jo me ato te një aktiviteti normal.

Pa dyshim këtu e pësojnë: 1- Se pari pacientet, qe nuk jane te paket ne numër e serioze persa i përket patologjive. Një pjese e tyre ne baze te mundësive financiare jane te detyruar te drejtohen tek privati, me pagesa te larta nga xhepi. Asnje rimbursim nga shteti dhe për kete situate anormale te krijuar nga mos funksionimi i institucioneve shtetërore.

2-Por kjo gjendje prek edhe shërbimin e kardiokirurgjisë si pasoje e te tilla ndërprerjeve shume te dëmshme per ate. Perfitoj nga rasti per te përshëndetur koleget e personelin e kardiokirurgjisë, qe me vullnetin e aftësitë e tyre, pavarësisht këtyre pengesave e vështirësive, qe u krijohen nga kjo mjekësi “falas”ne Shqipëri, po zhvillojnë kete shërbim. Dhe aktualisht jane tejet te shqetësuar persa po ndodh.”- shkruan Shehu.

denoncon deputeti pd kardiokirugjia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.