Gazetari i njohur i ekonomisë, Klodjan Tomorri në një status në Facebook ka denoncuar dhënien me koncesion të kontrollit të pompave në stacionin e karburanteve, një shërbim shtetëror për të cilën askush nuk u ankua.
Sot ky shërbim bëhet nga drejtoria e metrologjisë, së cilës kompanitë e naftës i paguanin 14 mijë lekë të reja për çdo pistoletë që kanë stacionet e karburanteve dhe kostoja iu ngarkua çmimit të naftës.
“Kush ja mbylli gojen opozites per koncesionin e pompave? Qeveria po pergatit nje tjeter koncesion, i cili ja kalon kontrollin e pompave ne stacionet e karburanteve nje kompanie private. Sot ky sherbim eshte shteteror dhe kryhet nga drejtoria e metrologjise.
Eshte nje biznes 3-4 milione euro ne vit, i cili sigurisht paguhet nga qytetaret. Kompanite e naftes paguajne drejtorise se metrologjise 14 mije leke te reja per cdo pistolete qe kane ne stacionet e karburanteve dhe kete kosto e ngarkojne ne cmimin e naftes.
Por tani parate nuk do i shkojne me shtetit, por privatit qe do fitoje koncesionin. Minimalisht jane 60 milione euro per 20 vitet e koncesionit, gjithmone nese privati do te mbaje te njejtat tarifa qe paguhen sot ne shtet.
Praktikisht koncesioni i pompave eshte nje transferim i paster i taksave te qytetareve nga buxheti i shtetit ne llogari private. Nese dy koncesionet e meparshme, te cilet prekin naften, ai i markimit dhe skanimi u dhane tek privati per sherbime qe nuk kryheshin fare nga shteti, ky i pompave eshte unik. Ketu jepet nje sherbim, i cili kryhet aktualisht nga shteti dhe per te cilin nuk ka asnje ankese nga askush.
Qeveria e ka ndare mendjen qe tja kaloje privatit parate e buxhetit, per arsyet qe i di ajo. Çeshtja eshte pse hesht opozita.
Zoti Basha ka marre angazhim publik se do te anulloje taksen e qarkullimit, e cila ne fund fare shkon ne buxhetin e shtetit dhe financon shkolla, spitale, rrogat e administrates. Por opozita nuk po thote asgje per nje tarife qe sot shkon ne shtet, por neser do privatizohet. Dhe i gjithe investimi qe do beje privati per te privatizuar 60 milione euro eshte vetem 500 mije euro.
Cfare e detyron nje opozite te heshte kur buxheti i shtetit devijohet ne llogari private permes koncesioneve te dyshimta dhe procedurave te kontestuara. Apo… ?? ?”, shkruan gazetari.
