Edhe farmacistët dhe dentistët kanë synim zhvendosjen e tyre në Gjermani. Mirëpo, ndryshe nga sa ndodh me mjekët, për profesionistët e tjerë konvertimi i diplomës është i vështirë.
“Dhoma e mjekësisë për farmacistë dhe dentistët kanë rritur shumë kërkesën e llogarisë dhe kriteret për tu konvertuar diplomat duke bërë që në 90% të refuzohen në kërkesën e parë, përpjekja e dytë apo e tretë është relative, se sa janë të gatshëm këto profesionistë Për të marrë provimin e aprovacionit”, tha Aurora Dollenberg, mjeke shqiptare që jeton në Gjermani.
“Mjeku shqiptar është i angazhuar në të gjitha nivelet e institucioneve publike gjermane, ku mjekët gjerman nuk janë të gatshëm si pasojë e nivelit të lartë të stresit, po kur bëhet fjalë që tregut gjerman lind një rrezik konkurrues siç janë farmacistët dhe dentistët aty ka më pak tolerance”, shtoi Dollenberg.