Drejtuesit më të lartë të PS-së së Berishës kanë zbarkuar në Rrogozhinë, duke thyer të gjitha udhëzimet e KQZ. Pranë qendrave të votimit dhe në jo pak raste edhe brenda shkollave, vihet re një prani e madhe e militantëve të PD të cilët shoqërojnë deputetë të Foltores.
Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Ervin Salianji, Mylsym Murrizi, Oerd Bylykbashi etj, bashkë me mbështetës janë vërë re pranë qendrave të votimit edhe pse Kodi Zgjedhor e ndalon një gjë të tillë pasi intimidon votuesit.
Nga ana e Partisë Socialiste situata duket tejet e qetë, ku në terren është vetëm deputeti i zonës, ndërsa mësohet se drejtuesi politik i qarkut Tiranë, Erion Veliaj po e ndjek procesin nga selia e PS në Tiranë.
