Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend ku foli për pandeminë e COVID- 19, u kërkoi qytetarëve dhe kolegëve të tij respektimin e masave. Pas infektimit të tre deputetëve, Balla tha se deputetët duhet të jenë simbol i respektimit të tyre.
“
T’i kërkoja cdo qytetari të reflektojë mbi të gjitha detyrimet e masat e domosdoshme mbrojtëse lidhur me armikun e padukshem që vazhdon të marrë jetë të pafajshme.
Edhe këtu në këtë sallë, thirrja ime për këdo prej kolegëve është që ne duhet të jemi simboli i respektimit të masave, në gjithcka që duhet të bëjmë për të kërkuar nga cdo qytetar që të jetë shumë i kujdesshëm në këtë luftë që duhet të jemi të gjithë të përgatitur do jetë e gjatë”, tha Balla.
