Seanca plenare në Kuvend e parashikuar për ditën e nesërme nuk do të zhvillohet.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Kuvendi përmes një njoftimi për mediat. Punimet e parashikuara për nesër do të zhvillohen në një datë tjetër.
“Ju njoftojmë se seanca plenare e ditës së nesërme, e enjte, datë 26 maj, e parashikuar në kalendarin e punimeve të Kuvendit, nuk do te zhvillohet.
Kjo seance do të zëvendësohet në një datë tjeter që do t’ju bëhet me dije në ditët në vijim”, thuhet në njoftim.
Në njoftim nuk jepen sqarime për arsyet e anulimit të punimeve të ditës së nesërme.
