Në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, deputetët e pranishëm në sallë kanë mbajtur një minutë heshtje për humbjen e deputetit Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta për shkak të koronavirusit.

Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi shprehu ngushëllimet për miqtë e familjarët e tij.

“Kemi humbur shokun tonë të mirë Bashkim Finon. Ne sot do ta kujtojmë si një koleg serioz, i duruar që përballonte më shumë seriozitet të gjitha situata e vështira. Ne kemi humbur atë kur Shqipëria po fillonte të fitonte betejën me Covid. Ndaj të nderuar koleg ju ftoj që të mbajmë një minutë heshtje”, tha Hysi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here