Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Deputeti Halit Valteri njofton krijimin e partisë së re, Lëvizja Demokratike Shqiptare

19:45 / July 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Halit Valteri 1 696x464 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti Halit Valteri ka përshëndetur miratimin nga Kuvendi të ndryshimeve Kushtetuese të cilat i çelin rrugë listave të hapura në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe riformulimit të koalicioneve parazgjedhore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Valteri shkruan se me ndryshimet kushtetuese iu dha zë demokracisë në vend dhe qytetarët tashmë kanë në dorë të zgjedhin kandidatin që preferojnë dhe jo atë që iu imponon kryetari i partisë.

“Ndryshimet kushtetuese te dites se sotme i dhane ze si asnjehere tjeter demokracise ne vendin tone. Pasi nga e drejta e votes buron edhe demokracia. Sot, si asnjehere tjeter me pare sollem voten tek qytetari shqiptar. Zvogeluam fuqine e partise qe mund te jete e centralizuar teresisht brenda nje grupi te vogel te personave qe jane afer figurave kyce brenda subjektit politik. Sollem mundesine qe votuesi te votoje kandidatin qe do dhe jo ate qe ia komunikon partia. Sollem instuticionet tek qytetari, por edhe i dhame ze dhe force institucioneve perballe qytetarit”, shkruan Valteri.

Gjithashtu, deputeti ka krijuar hashtagun në fund në postimit #Lëvizja_Demokratike_Shqiptare, duke nënkuptuar krijimin e një partie të re brenda spektrit të djathtë. Edhe më herët, deputeti Halit Valteri ka paralajmëruar hapa konkretë për në muajin shtator, për krijimin e një partie gjithëpërfshirëse. Tashmë duket qartë se demokratët e Kuvendit janë gjithnjë e më pranë formimit zyrtar të partisë së re e cila do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrihet marrëveshja/ Kristjan Asllani një hap larg transferimit në Lindjen e Mesme

18:42 / August 25, 2026

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026

“Në territor për qytetarët” – Rama ndan detyrat, sistemi kombëtar “BESA” në 12 qarqe

16:19 / August 25, 2026

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.