Për herë të parë opozita parlamentare dhe mazhoranca bëjnë fushatë bashkë. Një ndodhi e tillë ka ndodhur sot në Bathore ku siç shihet edhe nga kjo foto e publikuar nga Rigels Xhemollari, në takimin e Spiropalit me PS ka qenë i pranishëm edhe deputeti Halit Valteri që i përket aktualisht opozitës parlamentare.
Kujtojmë që Valteri i dalë nga lista “Basha”, nuk pranoi që të jepte dorëheqjen nga mandati i deputetit, duke preferuar që të shijonte favoret.
