Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri është shfaqur në Kuvend me një maskë me mbishkrim të veçantë.
Teksa i drejtohej Ruçit për rishikimin e aktit normativ për mbylljen e klubeve dhe diskove, i cili sipas Valterit ishte i gabuar, pasi me mbylljen e tyre vendosen në vështirësi ekonomike mbi 60 mijë persona, ajo që binte në sy gjatë fjalës ishte maska me mbishkrimin e veçantë.
“I love Allah” (shq.Të dua Allah), shkruhej në maskën e deputetit.
