Politikani Fatbardh Kadili ka debatuar me deputetin e Partisë Demokratike, Asllan Dogjanin ndërsa ishin të ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, në lidhje me bashkimin e grupimeve të Bashës dhe Bardhit.
Kadilli tha se kur rreshtohesh politikisht diku duhet të marrësh përgjegjësitë e atij rreshtimit, por Dogjani tha se ai nuk është ushtar i askujt, por është përfaqësues i atyre që e kanë votuar, ndaj ai do japë mendimin e tij për Berishën edhe në grupin parlamentar.
Pjesë nga biseda:
Fatbardh Kadilli: Ajo që po them është ta dëgjojmë mirë njëri –tjetrin. Kur ti rreshtohesh politikisht diku, duhet të marrësh përgjegjësitë e atij rreshtimi dhe duhet të dish se ku je rreshtuar. Nëse rreshtohesh në partinë e Sali Berishës.
Asllan Dogjani: Rreshtim mos e thuaj. Nuk jam ushtarë unë. Unë s’jam ushtar as i Sali Berishës dhe as i Lulzim Bashës, unë jam përfaqësues i atyre njerëzve që më kanë votuar dhe do bëj gjithçka për të mbrojtur interesat e tyre. Nuk është rreshtim ky. Më falë se të ndërhyra, por më vrau ajo fjala e rreshtimit. Po të isha rreshtuar unë do të isha tjetër kund, por nuk kam ndërmend të rreshtohem kund.