Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka reaguar lidhur me çështjen “Beleri” dhe mbëshetjen që po i jep e djathta. Ai shkruan në një postim në Facebook, se të rreshtohesh krah një “ushtari të Veiro Epirit” dhe duartrokitjet entuziaste ndaj deklaratave bullizuese të liderve të vendeve fqinj ndaj rendit kushtetues në Shqipëri, vetëm për inat të Edi Ramës është naive. Çollaku shton se dëmi që po i bëhet Ramës është fare minor, në raport me dëmin që po i bëhet vendit.
Postime te ngjashme
Add A Comment
