Vetëm pak ditë pas dhunës fizike mes militantëve të PD dhe PS, në 14 mars, kur në qytet ishin edhe dy krerët e partive Edi Rama dhe Lulzim Basha, një tjetër incident është shënuar sot mes kandidatit të PD-së Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca. Sipas Boçit edhe kjo përplasje kishte motive politike.
Por ndërkaq, një tjetër ish-deputet i PD-së, Aurel Bylykbashi duket se nuk po gjen rehat. Ai thotë se kërcënohet nga Taulant Balla, madje përmes një shkrimi në Facebook, i dërgon këtij të fundit mesazhe kercenuese që tregojnë qartë se sa e tensionuar është situata në këtë qytet.
Aurel Bylykbashi lë të nënkuptohet se në rast se situata del jashtë kontrollit, Elbasani mund të kthehet nga një fushëbetejë politike në një fushëbetejë të vërtetë lufte.
Ai madje duket ta ketë më tepër personale me Ballën, të cilit i thotë se s’i harron ditët që ka qenë në burg prej tij. Bylykbashi është arrestuar e shoqëruar disa herë në polici për organizim të paligjshëm tubimesh por edhe për deklaratat e tij të forta.
“Por po vazhdove te me ngacmosh…, sinqerisht nuk dua te bej protagonistin.., atehere do te zbres ne fushe… Sic di une!!
Dhe do te kem pune vetem me ty!! Me askend tjeter!! Mos kujto se i kam harruar ditet e burgut, qe i bera nga ty, dhe vetem nga ty”, shkruan Bylykbashi.
Postimi i plotë i Bylykbashit:
