Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Deputeti i PD Luciano Boçi në zi, ndan lajmin e hidhur: Ndriçofsh në parajsë kolegu im i mirë

09:51 / January 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 61ebc084d7bda
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti Luciano Boci ka ndarë lajmin e hidhur të vdekjes së profesorit Riza Hasa. “Prof-i më natyral që kam njohur dhe me të cilin kam punuar. Dhe atje lart të gjithë sapo ta dëgjojnë, do ta quajnë e thërrasin PROF. RIZAI! Ndriçofsh në parajsë shoku, miku e kolegu im i mirë!”, shkruan deputeti.

Postimi i Luciano Bocit

PROFESORI ME TITULL REAL

Riza Hasa iku nga ne në parajsën e pakërkuar dhe me siguri dhe atje do jetë duke lexuar, shkruar ose kërkuar “gjëra” të vlefshme, siç bëri në gjithë jetën e tij tokësore.

Kush e njohu nga afër ia “ngjiste” pa hezitim menjëherë titullin Prof.

Kush mori leksionet e tij, nuk e vinte në dyshim se ai ishte Prof. i vërtetë.

Kush e pati koleg, para tij titulli i vet i rrinte pak ngushtë.

Rizai urrente formalizmat, e donte dijen, dashuronte arkeologjinë dhe vlerësonte miqësinë.

“Xakja” ishte modesti i pamunguar në parashtrime idesh e konferencash shkencore, i thjeshti i studimeve brilante, i heshturi promotor i zbulimeve të rëndësishme, i vuajturi i madh për pak drejtësi akademike, politike, sociale.

Të habiste me njorinë e tij dhe të mbante peshë me rrëfimet e mbushura me humor e ngacmime.

Dhe megjithatë mbeti aq modest sa asnjëherë nuk tentoi të formalizonte “me letra” (tallej gjithmonë me një vërtetim të tillë) një titull që të gjithë ia njihnin dhe ia jepnin me meritë.

Ai ishte Prof. real, bruto, bio!

Prof-i më natyral që kam njohur dhe me të cilin kam punuar.

Dhe atje lart të gjithë sapo ta dëgjojnë, do ta quajnë e thërrasin PROF. RIZAI!

Ndriçofsh në parajsë shoku, miku e kolegu im i mirë!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshimet në KPP/ SPAK s’do t’i hetojë prokurorët e posaçëm dhe gjyqtarët e GJKKO për çdo krim/ I kalojnë gjykatave të tjera

15:41 / September 30, 2026

Drafti i Kodit të Procedurës Penale, Rama: S’ka më hetime në sirtar/ Çdokush do të informohet për veprën, të kërkojë verifikim nga gjykata

12:39 / September 30, 2026

Rama: Jo kontroll të celularëve pa autorizim të gjykatës! Marrja në pyetje do të regjistrohet me zë dhe figurë

12:38 / September 30, 2026

Rama: Do lejohet transmetimi live i seancave gjyqësore, me kërkesë të palëve

12:35 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.