Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj zbuloi mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ se kryedemokrati Lulzim Basha nuk e ka pasur të lehtë përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Sipas tij, ka qenë presioni amerikan që e ka detyruar Bashën të marrë këtë vendim.
Blendi Fevziu: A mund ta bënte në një rrugë pak më gjithëpërfshirëse? A mund të thërriste Berishën të jepte argumentet e tij përpara grupit?
Agron Gjekmarkaj: Procedura në vetvete që ka zgjedhur Basha nuk më bind, nuk më duket parimore, por nga pikëpamja morale ai ka treguar një fuqi si lider, një përgjegjësi të madhe dhe ai e tha në mbledhjen e grupit parlamentar: “Unë i rri kësaj përgjegjësie deri në fund me të gjitha pasojat që kjo mund të sjellë në karrierën time politike”. Por, siç ai tha, prirem ta besoj, “e kam bërë këtë që mos ta fus PD në një konflikt, në një gjakderdhje politike”.
