Deputeti socialist Eljo Hysko, së bashku me dy ligjjvënës të tjerë të Kuvendit të Shqipërisë, u konfirmuan me COVID-19 pak ditë më parë. Me anë të një publikimi në Whatssap, Hysko njofton se gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Më tej ai ka bërë thirrje për qytetarët që të bëjnë kujdes, të vendosin maskën dhe të ruajnë higjienën.
Postimi
Të dashur miq, ju falenderoj nga zemra për interesimin e sinqertë ndaj meje dhe familjes time, pas publikimit të lajmit në media. Fatmirësisht gjendja ime shëndetësore pas trajtimit mjekësor është shumë e mirë. Mirënjohje për punonjësit e palodhur të shëndetësisë që këto ditë përballen me rrezikun për të shpëtuar jetë. Virusi është i rrezikshëm dhe ka goxha pasoja serioze, ndaj ju them nga zemra, bëni kujdes, vendosni maskën, ruani distancimin social dhe higjienën personale. Le t’i japim një dorë mjekëve në punën e tyre duke u bërë edhe më të kujdesshëm, në jetën tonë të përditshme. Pak ditë më parë u konfirmuan me COVID-19, deputetët Eljo Hysko, Enver Roshi dhe Ralf Gjoni. Ata nuk ishin të pranishëm ditën e sotme në Kuvend, ku u miratuan ndryshimet kushtetuese
