Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Deputeti i PS godet kompaninë celulare “One”: Është bërë gangrenë për qytetarët, kompania të thirret në seancë

16:20 / October 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 10 11 161942
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i zgjedhur në Qarkun e Shkodrës nga lista e Partisë Socialiste, Frrok Gjini shprehu në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë shqetësimin që ka marrë nga qytetarët lidhur me problemet që ata kanë pasur me kompaninë e telefonisë celulare “One”.

“A është mirë që Komisioni me autoritetin që ka të thërrasë ndonjë përfaqësues të kompanisë, sepse është bërë një problem shumë i madh apo ndonjë përfaqësues të AKEP-it.

Sepse qytetarët po vuajnë shumë me faturat: po i vjedhin, nuk i ofrojnë shërbimet. Pra ka shumë shqetësime. Nëse e gjykoni të arsyeshme si komision, por kryesisht është “One” ai që është bërë gangrenë tek qytetarët.

Kur të shkoni të paguani faturën e telefonit e shikoni realisht se çfarë problemi e kanë njerëzit. Biles, ka dhe deputetë këtu që ia kanë mbajtur telefonat me nga 1 muaj të bllokuar”, u shpreh Gjini.

Në përgjigje të kësaj kërkese, kryetari i komisionit Eduard Shalsi u shpreh se ka deputetë që kanë kërkuar informacion për këtë çështje.

“Me dijeninë që kam unë ka dhe deputetë që kanë komunikuar me kompaninë. Me eksperiencën time si drejtues i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, nuk ka pasur një, por dy.

Ne patëm një ballafaqim shumë interesant vite më përpara ku i kërkuam kasa fiskale kompanive celulare. Por është komisioni i Veprimtarive Prodhuese ai që e ka në sferën e tij.

Gjithsesi, shumë faleminderit për ngritjen e shqetësimit, por është kërkuar shpjegimi dhe së bashku me Komisionin e Veprimtarive prodhuese mund të zhvillojmë një dëgjesë të përbashkët”, u shpreh Eduard Shalësi.

@rtvoranews

““One”, gangrenë për qytetarët”/ Deputeti i PS-së kërkon seancë me kompaninë: Po i vjedhin, nuk ofrojnë shërbimet Deputeti i zgjedhur në Qarkun e Shkodrës nga lista e Partisë Socialiste, Frrok Gjini shprehu në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë shqetësimin që ka marrë nga qytetarët lidhur me problemet që ata kanë pasur me kompaninë e telefonisë celulare “One”. #oranews #kompaniaone #frrokgjini #telefonata #ankesatperone

♬ original sound – Ora News

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ani, le të vritem, por ti do të përgjigjesh”! Rrëqeth Rita Petro

23:01 / October 30, 2026

Demo: Mbrojtja e fëmijëve nga çdo formë dh*ne, detyrim i panegociueshëm nga të gjithë

22:02 / October 30, 2026

“Vendoret” më 9 maj 2027, Korreshi: Na shqetëson “Territorialja”, s’dimë bazën ligjore

20:39 / October 30, 2026

Zgjedhjet vendore mbahen më 9 maj 2027/ Presidenti Begaj dekretoi datën pas konsultimeve me partitë

15:17 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.