Deputeti opozitar Myslim Murrizi ka lëshuar akuza të fortë në drejtim të aleatëve të Lulzim Bashës, që janë kundër ndryshimit të sistemit elektoral. “Heqin dorë nga kërkesa që kishin formalisht për ndryshimin e sistemit. Pse??????? Sepse nuk kanë hallin e demokracisë, por hallin që të sigurojnë një karrike në Kuvend për veten. Kjo “tufë” e pështirë dhe një tufë tjetër që i mban uturakun Ramës plus Monën dhe Peç Vasilin siç e ka pagëzuar Rama, nuk duan që shqiptarët të zgjedhin, por thjeshtë të votojnë, që surratet e tyre të jenë patjetër në Parlament. Asnjë rëndësi nuk ka për këtë kategori të pështirë nëse janë aty nga vota e qytetarëve apo nga mender lëpirja e kryetarëve
Një pyetje të drejtpërdrejtë kam për këtë “tufë” vemjesh dhe për Peçët end co….A mund të më thoni publikisht se përse keni kaq dëshirë kur ju mbajnë me çengela në hundë???? A keni qenë apo jo spiunë të ish-sigurimit të shtetit????? Kush publikon përgjigjen zyrtare nga ju që nuk ka qenë spiun sigurimi, unë do t’i kërkoj falje publike”, shkruan ai.
