Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Deputeti që duam”, Rama: Duam një skuadër të harmonizuar, jemi të hapur…

15:35 / November 13, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama 7 770x429 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama në eventin ‘”Deputeti që duam” ka bërë thirrje qytetarëve që duan të përfshihen në politikë të aplikojnë në PS nëse e ndjejnë se mund ta bëjnë punën më mirë se ata që e kanë bërë deri më sot.

Rama theksoi se PS për zgjedhjet e 25 prillit kërkon një skuadër të harmonizuar, jo vetëm me mosha të reja, por edhe burra e gra që vijnë nga rruga e suksesit dhe duan të kontribuojnë.

Për më tepër Rama thekson se nuk përjashtohet asnjë qytetar, nga punonjësit e administratës shtetëorore, sociale, mësuesit, mjekët, infermierët, ata që punojnë tokën por dhe emigrantët.

”Përtej sprovës së parë dhe emocioneve, falenderoj të gjithë që janë dhe e kanë marrë përsipër të shprehin gatishmërinë e tyre dhe ky është patjetër një nder për të gjithë ne. Për PS, dhe nga ana tjetër dëshiroj t’ju them të gjithëve se kush e ndjen mund ta bëjë më mirë këtë punë se sa ata që e kanë bërë deri më sot. Kush e ndjen që e ka vullnetin, kurajon, vendosmërinë, durimin për të bërë këtë punë është i mirëpritur ta shprehë interesin e vet përmes kësaj platforme. Pa asnjë diskutim që do jemi në lartësinë e PS ka qenë një forcë që i ka hapur pavarësisht vështirësive të natyrës, pavarësisht të tjerëve, i ka hapur dyert.

Këtu në këtë shesh janë shumë ata që i përkasin një gjenerate më të re. PS qysh në ditën e parë të krijimit të saj ka qenë pikë e fortë graviteti për qytetarët që duan të shohin një vend më të mirë në Shqipëri, një vend më të mirë.

Nga ana tjetër ne kemi nevojë që të harmonizojmë gjeneratata , eksperiencat, energjitë, përvojën e atyre që prej kohësh janë ta angazhuar në këtë front, në vijën e parë të betejës, edhe të atyre që kanë talentin për t’u angazhuar.Kur ne themi që jemi të hapur, duam të ndërtojmë një skuadër më harmonizuar, jo vetëm mosha të reja, por edhe burra e gra që kanë pasion e forcë shpirtërore, ide të reja për ne.

Kam parasysh njerëz të cilët do të vijnë nga rruga e suksesit të tyre në atë drejtim që kanë zgjedhur, që ata që kanë zgjedhur të shërbejnë në administratën shtetërore, tek ata që shërbejnë si mësues, mësuese, mjekë, infermierë, punonjës socialë, dhe patjetër ata që u shërbejnë familjeve të tyre, duke ndërtuar modele suksesi.
Deri tek ata që i sjell në fund jo për nga rëndësia, që janë në emigracion.”- theksoi Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026

Analiza e CNN: Trump rrezikon t’i kushtojë sërish humbje republikanëve në vitin 2028

17:34 / November 15, 2026

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.