Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Deputeti Qefalia: Aplikacioni “Aktiv1sti” është gjëja më normale. PS është parti e organizuar

12:32 / February 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 48
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përgjatë ditës së djeshme në media është folur për aplikacionin digjital të PS-së “Aktiv1sti”, të cilin opozita e konsideron “mjet presioni” mbi administratën publike. Deputeti socialist Xhemal Qefalia, thotë se aplikacioni “Aktiv1sti” është një diçka normale për një parti të organizuar si PS-ja. Për të nuk ka imponim ndaj administratës për aplikacionin, në të kundërt mund të denoncohet në media.

“Aplikacioni është gjëja më normale. Nuk e kam parë se sa pikë kam dhe s’jam i detyruar të informoj opinionin publik sa pikë kam. Është një listë fiktive. Është një tymnajë, është një aplikacion shumë i mirë. PS është një parti e organizuar, jo e shthurur, vepron në mënyrë harmonike. Pse do habiteni?! Habiteni se tremben, jo aktivist, jo patronazhistë.

Janë gjëra normale. Ka ikur ajo ideja që s’mbahen më listat e anëtarëve të partisë. Nëse keni raste nga administrata që janë të imponuar, të bëhen prezentë. Le t’i heqin 10, 20 nga puna. Nuk janë kështu shqiptarët që kanë frikë. Aplikacioni është diçka në mënyrë dëshirore, jo urdhërore.

Punonjësi i administratës ndalohet gjatë orarit të punës ta shprehë bindjet politike, por jashtë pune mund ta shprehë. Një qytetar qëndron gati 5 orë e 20 minuta në celular. Kanë ndryshuar gjërat. Është moderuar edhe fushata elektorale”,-tha në “MCN TV”.

Aktiv1sti Xhemal Qefalia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.