Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Deputeti shqiptar vendos flamurin kuqezi në mes të Parlamentit, irritohet Daçiç dhe kryeministrja Brnabiç: Nuk keni të drejtë…Deputeti: Asgjë s’është më e rëndësishme se identiteti!

18:21 / November 26, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e rrallë dhe e veçantë është shënuar sot në Parlamentin e Serbisë në Beograd ku dhe ka revoltuar edhe krerët e vendit.

Sot në seancën Kuvendit të Serbis deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, e ka marrë me vete flamurin e Shqipërisë, të cilin  e ka vendosur pranë atij të Serbisë. Flamuri shqiptar ka tërhequr menjëherë vëmendjen e kryeparlamentarit serb, Ivica Daçiç dhe Kryeministres serbe.

Daçiç, ka kërkuar që të heq flamurin pasi sipas tij ai ka shkelur rregullat, ndërsa Ana Brnabiç, e cila i ka thënë se nuk ka të drejtë që ta vendosë flamurin në tavolinën e paralmentit

 “Ne nuk kemi tolerancë për shkeljen e rregullave të procedurës, unë ju kërkoj të hiqni flamurin. Ju lutem me mirësi që të respektoni rregullat e procedurës së Asamblesë Kombëtare dhe vendimin për rendin e brendshëm në Asamblenë Kombëtare, i cili thotë qartë se është e ndaluar të shfaqen simbolet e një partie dhe një shteti të huaj përveç në mjediset e caktuara për palët” tha Daçiç.

“Unë me të vërtetë do të doja të flisja për gjëra më specifike. Nëse mendoni se keni të drejtën e flamurit tuaj, duhet të flasim për flamurin e një vendi tjetër, kjo do t’ju flasë aq shumë sa mendoni se ka probleme reale për banorët shqiptarë në Preshevë dhe Bujanovc”, tha Ana Brnabiç.

Shaip Kamberi, më pas ka hequr flamurin por megjithatë nuk ka heshtur. Ai u ka thyer përgjigje dy zyrtarëve serbë duke thënë se identiteti është se flamuri shqiptar është identiteti i tij duke shtuar se asnjë çështje nuk është më e rëndësishme se identiteti.

“A ka ndonjë çështje më të rëndësishme se identiteti? Ne mund të kemi para dhe punësim, por nëse nuk kemi identitet, gjuhë dhe shkrim… Ky është një flamur që shqiptarët e përdorin që nga viti 1443 dhe është më shumë një flamur kombëtar sesa një flamur shtetëror”, tha Kamberi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

“The Odyssey” dominon kinematë, filmi i Nolanit arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

18:15 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.