Deputeti i rreshtuar krah grupimit të Sali Berishës, Edmond Spaho ka sulmuar analistin Ilir Demalia.
“Ky i shkreti është pjedhur nga trutë. Te jatin e kishte këlysh të Sigurimit të Shtetit. Tani na çan me nder bythën”, shkruan Spaho, teksa ndan dhe një artikull të një debati që Demalia ka pasur mbrëmjen e djeshme me zëdhënësin e Fredi Belerit.
“Fundërrima si puna jote, gjykoj se duhet të jenë në spital psikiatrik”, i tha Skerdian Dhuli analistit teksa të dy ishin të ftuar në një emision dhe po diskutonin për rastin e Himarës.
“Je fshatar anonim, je rrit me bajga, je fshatar”, ia ktheu Demalia, duke bërë që debati të agravonte.
