Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Deputeti të mos flasë nga makina”, Ruçi i tërheq veshin deputetëve për mbledhjet online

11:32 / October 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ruci mbledhje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Kuvendi i Shqipërisë një pjesë të mbledhjeve të komisioneve parlamentare i realizon përmes platformave online, pa qenë nevoja që deputetët të jenë në një sallë. Mirëpo kjo mënyrë ka dhe anët e veta, ku deputeti mund të ndodhet qoftë në shtëpi, kafene apo makinë. Por kryeparlamentari Ruçi u ka tërhequr vëmendjen ligjëvënësve për të qenë më seriozë dhe me respekt në këto mbledhje.

“Sigurisht që kemi vendosur që ato të vazhdojnë të zhvillohen online, në raste të veçanta kemi në dispozicion tri ambiente, si: salla e madhe, salla e grupeve dhe kjo salla ku jam unë, kur komisionet ta shikojnë të arsyeshme për t’i zhvilluar mbledhjet me praninë fizike, sigurisht duke zbatuar të gjitha masat e protokollit, por për të gjitha mbledhjet e komisioneve që zhvillohen online do të kërkoja etikën dhe rigorozitetin e të gjithë pjesëmarrësve. Jeni në sytë e publikut, siç jeni ju dhe unë online, janë online edhe ato për publikun dhe nuk është serioze që, ndërkohë që zhvillohet mbledhja e komisionit, deputeti, meqë ia lejon elektronika, të flasë nga makina. Këto nuk duhen toleruar nga asnjë kryetar komisioni”, ka thënë Ruçi në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve që mban datën 13 tetor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A u votua? Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamblenë Socialiste: Elisa Spiropali nuk është më pjesë e grupit parlamentar

22:00 / November 16, 2026

Chay Bowes postoi fotot e protestës në Tiranë, Rama: Klloun i propagandës ruse, sot u sanksionua nga BE

21:40 / November 16, 2026

Rama takon Metsolën në Bruksel, Presidentja e PE: Mund të mbështeteni te ne për anëtarësimin në BE

21:00 / November 16, 2026

Thaçi: Jam krenar që kam qenë ushtar i UÇK-së, ajo uniformë është nder dhe krenari

20:40 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.