Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Deputetja Bushka kundërshton kërkesën e PD-së: Rasti Ahmetaj i takon drejtësisë, të zbatohet procedura

10:47 / July 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 55
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, deputetja e PS-së Klotida Bushka ka kundërshtuar kërkesën e Gazment Bardhit për një seancë plenare ku kryeministri Edi Rama duhet që të japë llogari për rastin e Ahmetajt dhe dorëheqjen e Rrahman Rrajës. Sipas Bushkës, çështja e Ahmetajt i takon drejtësisë dhe Kuvendi duhet të respektojë ligjin duke zbatuar afatet e procesit i cili sipas saj kalon në disa faza.

“Bërtisni se e keni zakon, punë e madhe fort! Ju dëgjoni, kijeni mendjen se e shpjegoi kryetarja e Kuvendit. Ju s’dëgjoni as njëri-tjetrin! Procesi nuk është politik, është procedurial dhe duhet të mbizotërojë interesi i drejtësisë, jo interesi politik i ditës. Ne kemi bërë një proces në Këshillin e Mandateve, kemi një opinion, do duhet të bëhet një raport dhe neni e normon qartë këtë proces, brenda dy javëve hartohet një raport për seancë plenare.

Të hënën është seanca dhe ka një llogjikë pse, procedura nënkupton që ka një garanci proceduriale të njohur, e drejta për t’u dëgjuar e deputetit, kështu respektohet shteti i së drejtës. Përndryshe ne shkojmë ndesh me interesat e drejtësisë, a kemi thënë të ndihmojmë drejtësinë? Nuk e tregoni zonja Tabaku sepse dje kolegët tuaj ishin gati pa dëgjuar palët dhe kjo e cenon drejtësinë. Do duhet të zbatojmë procedurën, të veprojmë me shpejtësi duke respektuar të drejtat kushtetuese, prandaj kjo është një kërkesë me sfond politik. Ne një opinion kemi dhënë, s’kemi kundërshtim. Por ka disa garanci kushtetuese që Kuvendi duhet t’i zbatojë, ne s’jemi Gjykata e as Prokuroria”, tha Bushka.

Klotida Bushka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Ulja e TVSH-së dhe heqja e taksës së qarkullimit, Malaj zbulon planin: Po shqyrtohet Bordi i Transparencës i përhershëm për kontrollin e çmimeve

11:31 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.