Deputetja e qarkut të Dibrës Aurora Mara ka marrë pjesë sot në votime.
Ajo i është drejtuar qendrës së votimit Nr. 0929 në lagjen “Pjetër Budi” në Burrel që është edhe vendlindja e saj.
Aurora Mara është ndër deputetet më të reja të Kuvendit, dalë nga listat e LSI në zgjedhjet parlamentare të 2017, pasi partia e saj bashkë me PD zgjodhi të djegë mandatet e të dalë jashtë jetës parlamentare. Por me sa duket deputetja e dalë nga listat e LSI ka vendosur që të ushtrojë të drejtën e saj të votimit, duke dalë kështu kundër qëndrimit që LSI dhe PD mbajnë.



