Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Deputetja e PS-së u infektua gjatë shtatzënisë, Gjylameti tregon çfarë mjekimesh mori kundër Covid-19

18:37 / November 9, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Blerina 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Blerina Gjylameti deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës më datë 23 Tetor ka njoftuar përmes Facebook se është infektuar me Covid-19. Por prej një jave tashmë ka dal negative.

Blerina është nënë e një djali 11 vjeç që quhet Joel dhe në pritje të ëmbël të një tjetër djali në muajin e 9.

Ajo ka qenë në një lidhje me Skype në emisionin e Rudina Magjistarit në Tv Klan, ku ka treguar për eksperiencën e saj dhe sa të vështirë e ka patur ta përballojë këtë sëmundje duke qenë se është dhe shtatzënë në muajin.

Blerina Gjylameti: Është e vërtetë që kur je në pritje të një fëmije çdo gjë bëhet edhe më e vështirë nga pikëpyetjet që ke. Normalisht që nga ata që janë të infektuar me Covid-19, ka pikëpyetje sepse është një situatë shumë e re për të gjithë ne dhe e pa testuar më parë, por kur pret një fëmijë pyetjet shtohen më shumë. Ajo që është më e rëndësishme në këto momente është qetësia dhe këshillimi me mjekët.

https://youtu.be/3-5xFrrKmi0

Rudina Magjistari: Cilat kanë qenë simptomat e para që vutë re?

Blerina Gjylameti: Kam pasur simptoma të lehta, kam pasur një ngacmim në fyt, një temperaturë e cila ishte 37.5 dhe e gjitha kjo e shoqëruar me pikëpyetjet që kisha, iu drejtova institucioneve për të bërë dhe tamponin përkatës.

Rudina Magjistari: A ka qenë e vështirë ta kalonit këtë periudhë që keni qenë e infektuar dhe izoluar?

Blerina Gjylameti: Vështirësitë e para ishte më shumë fakti se çfarë do të ndodhë më pas sesa shqetësimet e mëdha të momentit. Më pas kjo ishte e kombinuar nëse ishin shqetësime të shtatzënisë apo të virusit dhe kjo e bënte të vështirësohej më shumë situata. Ajo që kam patur më shumë problem, ka qenë vështirësia me frymëmarrjen ku u drejtova edhe në spital për të bërë skaner të mushkërive për të patur nëse kishte ndonjë prekje të lehtë të mushkërive gjë që u vërtetua se ishin prekur.

Unë kam pasur një trajtim me medikamente me antibiotikë, ishin shumë të lehta. Këto ishin në bazë të një konsulte që u bë nga mjeku pleumolog dhe mjekja gjinekologe për t’i paraprirë dhe situatave të tjera që kanë të bëjnë edhe me situatën time që ishte pak më specifike se rastet e tjera që kishte të bënte me shtatzëninë. Nuk ishin medikamente të rënda, por medikamente të lehta që mund të përdoren dhe në shtatzëni. /tvklan.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.