Derbi kryeqytetas mbetet një nga të paktat sfida që arrin “të ndezë” stadiumin “Air Albania”.
Partizani kërkon të rikthehet te fitorja në derbi, teksa nuk ka asnjë fitore në 5 përballjet e fundit, ndërsa Tirana kërkon të ruajë pathyeshmërinë e vitit të fundit ku në 4 përballje, siguroi 3 fitore dhe 1 barazim.
Atmosfera në këtë derbi të parë pritet të jetë e zjarrtë. Deri në orën 16:00, tre orë përpara startit janë shitur mbi 13 mijë bileta. Organizatorët e sfidës, theksuan se interesimi mbetet i lartë, me numrin e tifozëve që pritet të rritet akoma më shumë në orët në vijim.
