TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Zbardhen hetimet e para për sulmin në Top Channel, ja si u shmang tragjedia për 180 sekonda

15:08 / March 27, 2023

Ekstradohet nga Franca i dënuari me 25 vjet burgim për vrasje

14:56 / March 27, 2023

Rriten ndjeshëm çmimet nga Rinasi, flutohet më lirë nga çdo aeroport përreth

14:48 / March 27, 2023

Sulmi me armë që la të vdekur rojen në Top Channel, dyshohet se autorët u larguan drejt Vlorës

14:45 / March 27, 2023

Basha: Do të jem pjesë e fushatës

14:30 / March 27, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Derbi në “Air Albania” paralizon Tiranën, Policia tregon rrugët që do bllokohen që nga ora 16:00

09:35 / March 6, 20233 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Këtë të hënë do të luhet derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana, sfida më e rëndësishme e futbollit shqiptar vjen me “shije” titulli. Në “Air Albania”, në orën 19:00 dy ekipet luajnë një pjesë të mirë të sezonit, interesimi është i madh nga dy tifozeritë duke detyruar Policinë e Shtetit që të marrë një sërë masash në mënyrë që kjo sfidë të zhvillohet pa probleme.

Njoftimi i plotë

Policia e Tiranës ka hartuar plan masash për ruajtjen e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve të futbollit Partizani dhe Tirana, që do të zhvillohet më datë 06.03.2023, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

Masat e marra nga Policia e Tiranës konsistojnë jo vetëm në ambientet e stadiumit, por dhe në një perimetër më të gjerë jashtë tij.

Në këtë kuadër do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve rrugore, gjatë momentit të kalimit të tifozëve.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë:

– Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” , bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Do të ketë bllokim të pjesshëm të rrugëkalimeve të tifozëve, si më poshtë:

– Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sulejman Delvina”, rruga “Gjergj Filipi” – stadiumi;

– Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet nga sheshi “Skënderbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit, rruga “Bajram Curri”, Rruga e Elbasanit, rruga “Dërvish Hima” – stadiumi.

Policia do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve, jashtë itinerarit të caktuar.

Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohen të futen në stadium persona pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindit apo kujdestarit (shoqëruar me dokument).

Tifozët të kenë me vete dokument identifikimi pasi në të kundërt nuk do të lejohet hyrja në ambientet e stadiumit.

Gjithashtu, nuk do të lejohen të futen në stadium të gjithë ata tifozë të cilët në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifikuar nga Policia, si tifozë problematikë.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive, për zbatimin e detyrimeve të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura, në oraret e caktuara.

DERBI Partizani-Tirana
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Zbardhen hetimet e para për sulmin në Top Channel, ja si u shmang tragjedia për 180 sekonda

15:08 / March 27, 2023

Sulmi me armë që la të vdekur rojen në Top Channel, dyshohet se autorët u larguan drejt Vlorës

14:45 / March 27, 2023

Basha: Do të jem pjesë e fushatës

14:30 / March 27, 2023

Sulmin ndaj Top Channel, ambasada e SHBA-së: Të kryhet hetim gjithëpërfshirës

11:56 / March 27, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Zbardhen hetimet e para për sulmin në Top Channel, ja si u shmang tragjedia për 180 sekonda

15:08 / March 27, 2023

Sulmi me armë që la të vdekur rojen në Top Channel, dyshohet se autorët u larguan drejt Vlorës

14:45 / March 27, 2023

Basha: Do të jem pjesë e fushatës

14:30 / March 27, 2023

Sulmin ndaj Top Channel, ambasada e SHBA-së: Të kryhet hetim gjithëpërfshirës

11:56 / March 27, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Zbardhen hetimet e para për sulmin në Top Channel, ja si u shmang tragjedia për 180 sekonda

15:08 / March 27, 2023

Ekstradohet nga Franca i dënuari me 25 vjet burgim për vrasje

14:56 / March 27, 2023

Rriten ndjeshëm çmimet nga Rinasi, flutohet më lirë nga çdo aeroport përreth

14:48 / March 27, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.