Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Derbi Tirana-Partizani, Shehi e Daja publikojnë formacionet zyrtare

19:20 / October 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
derbi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Java e 6-të e Abissnet Superiores kulmon mbrëmjen e sotme me derbin e kryeqytetit Tirana-Partizani, që starton në orën 19:45 në “Air Albania” dhe premton për një 90-minutësh spektakolar e të luftuar në çdo cep të fushës.

Formacionet zyrtare:

Tirana (4-3-3):Bekaj; Ismailgeci, Hoxhallari, Behiratce, Toshevski, Najdovski, Toli, Limaj; Totre, Seferi, Ngo’o
Partizani (3-5-2): Hoxhaj; Sota, Belica, Saliou; A. Marku, Rrapaj, Murataj, Mala, Musta; Stenio Junior, Filipovic

Tirana vjen në këtë takim si skuadra që kryeson renditjen me 11 pikë dhe do të kërkojë ta mbajë këtë pozicion e vetme. Bardheblutë kanë fituar tre dhe barazuar dy nga 5 ndeshjet e luajtura, teksa nuk e kanë provuar ende shijen e humbjes.

Situatë krejt tjetër te Partizani, që nuk njeh ende fitore këtë sezon, pasi në 5 javët e para ka pësuar një humbje e më pas 4 barazime radhazi, ndaj do të kërkojë suksesin pikërisht në derbin e kryeqytetit.

161 takime janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës nga viti 1947-2021 në të gjitha kompeticionet, me “të kuqtë që numërojnë 68 fitore, kundrejt 42 të bardhebluve dhe 51 të tjerave që kanë përfunduar në barazim.

Sezonin e kaluar dy skuadrat u përballën katër herë në kampionat, nga të cilat dy përfunduan në barazim pa gola dhe dy të tjerë u fituan nga Partizani me rezultat të ngushtë 1-0 dhe 2-1.

Tirana vjen me grupin e plotë dhe trajneri Orges Shehi do të ketë mundësi të hedhë në fushë më të mirët.

Kolegu i tij Ilir Daja ka bërë llogaritë me tre mungesa si Kaçe e Cardoso që nuk janë grumbulluar dhe Cara që do të qëndrojë në pankinë për të shtrënguar dhëmbët në rast se do jetë nevoja për të në fushë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

San Marino-Shqipëri/ Vendasit përpiqen të reagojnë, portieri Sherri shpëton kuadratin

22:22 / September 29, 2026

Ndihmë e re për fëmijët me aftësi ndryshe, kryeministri Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës

21:24 / September 29, 2026

Miratohet unanimisht propozimi i Veliajt, katër ish-drejtuesit e UÇK-së “Qytetarë Nderi” të Tiranës

20:49 / September 29, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.