Nesim Demollari, 64 vjeç, kishte goditur me sende të forta në kokë e trup nënën e tij të moshuar, e cila gjeti vdekjen.
Policia e Korçës ka dhënë detaje këtë mëngjes për ngjarjen që që tronditi qytetin juglindor të hënën. Sipas policisë, djali i të ndjerës Nazime, është arrestuar në flagrancë si autor i ngjarjes.
Fqinjët dhe të afërmit kanë treguar për median se ai e keqtrajtonte.
