Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Deri në 8 vite burg për ata që shesin cigare. Nisma për të frenuar cigaret elektronike dhe duhanin te të rinjtë

11:57 / April 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cigare 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë propozojnë ashpërsimin e masave ndëshkimore në Kodin Penal, për ata që u shesin cigare personave nën 18 vjeç.

Referuar propozimeve që mbajnë firmën e deputetëve Etilda Gjonaj dhe Erion Braçe, Shitja, furnizimi për qëllime tregtimi, ofrimi falas, shitja me ofertë e produkteve të duhanit, cigareve elektronike personave nën moshën 18 vjeç, kur më parë ndaj personit janë marrë masa administrative, përben kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 100.000 deri në 300.000 lekë ose me burgim deri në 6 muaj.

Propozimi i dytë është që shitja, furnizimi, ofrimi falas apo shitja me ofertë e produkteve të duhanit apo cigareve elektronike në dyqane apo lokale do të dënohet me gjobë nga 300.000 deri në 500.000 lekë ose me burgim nga 6 muaj deri në 1 vit.

Në rastet kur individët përsëritës shkelin ligjin dhe si pasojë ka ndodhur dëmtimi I shëndetit të të miturit, atëhere dënimi I propozuar është nga 4 deri në 8 vite burg. Në rastet e ambienteve që si dyqane e lokale, ndëshkimi për shkelësin në këtë rast propozohet 8 deri në 16 vite burg.

Në relacionin e nismës, deputetët shprehen se përdorimi i duhanit nga të rinjtë mbetet një shqetësim i lartë për shëndetin publik. Vitet e fundit, ka pasur një rritje alarmante të përdorimit të duhanit dhe produkteve të duhanit tek fëmijet dhe të rinjtë.

Për këtë qëllim, dy deputetët kanë propozuar edhe një nismë të dytë që ndalon jo vetëm shitjen te të rinjtë por edhe reklamimin e produkteve si cigare, shisha, nargila apo cigare elektronike.

cigare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.