Guvernatori i Floridës Ron DeSantis do të shpallë kandidaturën e tij për President të Shteteve të Bashkuara. Mediat amerikane thonë se prezantimin do ta bëjë në një bisedë me Elon Mask të mërkurën.
Kjo do të jetë hera e parë një njoftim i tillë të bëhet në rrjetet sociale. DeSantis konsiderohet si një rivalët më të fortë të ish-presidentit Donald Trump në garën brenda republikanëve.