Franca ka publikuar sot listën anti-Shqipëri për ndeshjet e pas pak ditëve, aty ku “gjelat” zbresin në Tiranës. Pas publikimit të listës, në konferencë për mediat ka dalë trajneri Didier Deshamp i cili ka analizuar listën e futbollistëve dhe rikthimet e shumta ku padyshim spikat Mbape dhe Kante.
“Mendi? U rikthye nga një dëmtim dhe do të luajë më shumë. Është një zgjedhje për ta parë sërish pasi është i rëndësishëm për eksperiencën që ka.
Zhiru? Ka minuta dhe është i rëndësishëm. Situata nuk ka ndryshuar mirë për të por shpresoj që klubi të bëjë më të mirën për të sepse ka nevojë që të ketë më shumë hapësirë në fushë.
Grizman? Nuk shqetësohem shumë sepse është te Barcelona, aty ku ka talent dhe kualitet. Duhet të mësohet me të rinjtë dhe taktikat. Ai nuk e zgjodhi Barcelonën për lehtësi sepse është i madh por për të treguar vlerat.
Kante? Është rikthyer. Duhet të vlerësojmë mirë situatën dhe ende nuk kam folur me Lampard. Normalisht duhet të jetë pjesë e jona.
Ndeshja e 100 ndaj Moldavisë? Është diçka e bukur. E kam provuar ta arrij si futbollist dhe jam shumë krenar që po e arrij edhe si trajner sepse varet nga rezultatet dhe performanca e skuadrës”, tha Deshamp.