Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Dëshmia e fortë/ U zhduk me kunatin, dyshime se shqiptarja jeton në një zonë mafiozësh në Siçili!

18:51 / December 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
luljeta memqaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një tjetër dëshmi e rëndësishme, pas të parës nga qyteti Këln-it, sjell sërish në fokus të emisionit ”Pa gjurmë” rastin e Luljeta Memqaj, humbur më 1999 bashkë me kunatin e saj.

Memqaj, një shqiptare nga Kosova, e ardhur në Shqipëri gjatë kohës së luftës, u zhduk bashkë me kunatin teksa po udhëtonte drejt Italisë, ku do të priteshin nga ish- i fejuari i saj prej dy vitesh, Enver Jahajn.  Por një emigrant shqiptar sjell të tjera detaje që hedhin dritë mbi vendndodhjen e mundshme të saj në Siçili, në një zonë që njihet për aktivitetin mafioz. Dëshmia flet për vitet 2003-2005 ku dëshmitari pretendon se ka folur me Luljetën, e cila i ka pohuar se është nga Prizreni.

“Në 2003 -2005 kam qenë në Siçili. Në atë kohë, unë kam shkuar kam marrë një makinë. Kur shkuam që të marrim makinën hymë në një oborr të njërit. Ai ishte shqiptar. I bie derës për të marr librezën dhe doli ajo vajza e cila foli shqip. Hë shqiptare je ? Po, më tha ajo. Nuk ke librezë të makinës ? Nuk di gjë për librezë, më tha. Kur më foli shqip me thënë të drejtën thashë është e Shqipërisë. Më tha: Jam e Kosovës. Prej cilit vend? Prej Prizrenit, më tha. Është i vetmi vend në Europë, që mund të jetoje si me dokumente, si pa dokumente. Sot e 100 mijë vjet, kush në rrugë nuk e ndal. Vetëm nëse bën ndonjë gabim. Unë jam në Milano, ajo në Siçili. I ka 1350 km larg. Atje punon tjetër kush. Është mafia e gjallë. Aty me ndonjë mjeshtëri të mirë, vajzën e nxjerr për në Austri, Kosovë a ku të duash ti”, tha dëshmitari.

Ish- i fejuari, Enver Jahaj, reagoi për herë të parë para disa kohësh, i ftuar në emisionin “Pa Gjurmë”.  Ai tha se atë kohë ka udhëtuar në drejtim të Italisë për të pritur vëllanë dhe nusen dhe se personi që do t’i niste nga Vlora me skaf i ka rrëfyer se rrugës mund të kenë hasur disa probleme. Pas thirrjes nga policia italiane për të ndaluar, disa janë hedhur në det dhe vetëm ata që kanë ditur not, kanë shpëtuar. Por nga dëshmitë e bëra publike më parë në ’’Pa gjurmë’’, ishte parë në Brindisi bashkë me kunatin Reshat Jahaj, me të cilin u zhdukën pa lënë asnjë gjurmë. 

Enver Jahaj Luljeta Memqaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Deklarata e Vuçiç për lumin Ibër, reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

18:42 / August 11, 2026

Hyn në fuqi ligji i ri për Policinë e Shtetit, ndryshimet kryesore

17:31 / August 11, 2026

Debati për lumin Ibër, BE kritika Serbisë: Deklaratat të tilla për ndryshimin e rrjedhës duhet të shmangen

16:45 / August 11, 2026

Dibër/ Zjarr i fuqishëm përfshin pyjet e Lurës, ndërhyrje nga ajri dhe toka

16:22 / August 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.