Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Dëshmia e të riut që u mor peng në Tiranë: Më pyeti nëse agjëroj dhe kur i thashë po…

13:22 / April 15, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rrembimiok
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga rrëmbimi i 20-vjeçarit në kryeqytet ku është zbardhur edhe dëshmia e të riut. 20-vjeçari u mor peng të hënën në Rrugën e Kavajës, teksa kishte parkuar anash rrugës me bllokazhin e ndezur dhe po priste një shokun e tij. Por në një moment, në makinë është futur një i panjohur dhe duke i drejtuar armën i ka kërkuar të lëvizë makinën.

Në dëshminë e tij në polici, i riu rrëfen se:

Kisha ndaluar me makinën time tip BMW X3 në rrugën e Kavajës, përballë (….. … ….. Bank). Dyert e makinës ishin pa siguresë dhe në vendin e pasëm të pasagjerit futet një person dhe duke bëritur më thotë ec ec ec. Më vuri pistoletën në ije dhe pastaj i dhash makinës, eca. U nisëm në në drejtim të Zogut të Zi dhe pastaj në Kamzë. Gjatë kohës që ishim në makinë më kërkoi që të hiqja kodet nga celulari im tip Samsung dhe më mori portofolin.

Ndërkohë, i riu vijon më tej duke treguar se pengmarrësi e kishte pyetur a ishte duke agjëruar, ndërsa 20-vjeçari i ishte përgjigjur “po”. Sapo dëgjoi këtë, pengmarrësi i ka thënë: “Tani thuaj lutjen e fundit se do të të vras”.

Dëshmia e tij vazhdon:

Më tha që ishte i dënuar nga gjykata për krime të rënda dhe nëse kapej rrezikonte 40 vite burg pastaj nëse shkoja në polici ai do të vriste policin dhe mua. Pastaj më pyeti nëse isha duke agjëruar. Kur i thash po, me tha thuaj lutjen e fundit se tani do të të vras. Nuk më qëlloi. Gjatë gjithë rrugës i thosha që të merrte makinën dhe çfarë donte dhe të më linte të ikja, por nuk pranoi. Kur shkuam në Kamzë me futi në disa rrugica aty dhe më tha të ndaloj. Më tha të hapja xhamin e makinës dhe një moment doli nga makina duke ardhur nga pas në drejtim të vendit të shoferit. Aty i dhash gaz makinës dhe ika me shpejtësi.

Pasi përjetoi këtë situatë të frikshme, i riu dhe të afërmit e tij shkuan menjëherë pranë Komisariatit nr.3 në Tiranë për të bërë denoncimin.

Pas përfundimit të dëshmisë së të riut, policia ka nisur verifikimin e kamerave të sigurisë për të gjetur ndonjë detaj që mund të çonte në zbulimin e pengmarrësit, por edhe pse kanë kaluar pesë ditë, deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.